Tipologjia e Xhubletës si veshje, konsiderohet si nga më të vjetrat. Studiues, etnografë dhe të apasionuar të etnografisë do të pasqyrojnë gjithë larminë, artin, simbolikat e saj në aktivitetin që do të mbahet sot në qytetin e Shkodrës.
Në gjithë pellgun e Mesdheut e gjejmë ende gjallë të ruajtur në Shqipërinë e Veriut.
Atë e gjejmë në Kelmend, e Dukagjin, brigjet e Drinit, Pukë, Zadrimë, rrafshin e Dukagjinit, Has e Gjakovë. Gjithë kjo shpërndarje, tipologji, dhe vlera, do të prezantohen në seminarin kushtuar Xhubletës.
Aktiviteti vjen në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë sot në orën 11:00 në Shkodër