November 28, 2024

Ndalimi i makinave të vjetra, eksperti: Nuk janë fajtoret e vetme për ndotjen…

Qeveria vendos të ‘kryqëzojë’ makinat e vjetra, të cilat i sheh si shkaktare të ndotjes në mjedis.

Për këtë qëllim, ministri Klosi zbardhi pak ditë më parë projektvendimin, i cili parashikon ndalimin e importit të makinave mbi 10 vjeçare, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.

Por ekspeti rrugor Artur Sulçe nuk e sheh si shkaktare të vetme për ndotjen në mjedis automjetet e vjetra.

Artur Sulçe:

“Nuk është vetëm mjeti që shkakton ndotje në ambient. Mjeti punon me karburant, ne e dimë që karburanti në vendin tonë le për të dëshiruar. Gjithashtu përveç cilësisë së karburanteve edhe rrugët tona nuk janë të pastra.”

Por çfarë sugjeron Artur Sulçe për autoritetet shqipetare?

Artur Sulçe:

“Po nuk u rregullua trafiku atëherë ne e ndotim në mënyrë artificiale të gjithë ambientin ku ne jetojmë. Modernizimi i transportit publik, do të zvogëlonte trafikun që do të bënte që as unë e as ju të mos përdorte automjetin për një distancë shumë të vogël”.

Por ajo që është dhe më shqetësuese janë pasojat që do të ketë ky vendim tek qytetarët shqipetarë. Duke pasur parasysh nivelin ekonomik, Sulçe thotë se ky vendim do të jetë një barrë e rënduar mbi ekonominë e familjeve shqipetare.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com