Në gusht të këtij viti u regjistruan 27% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ndërkohë që sa i takon shifrave të 8-mujorit regjistrohet një rritje prej 16.8% e vizitorëve të huaj.
Konkretisht, në vitin 2017 u regjistruan 1 142 198 vizitorë të huaj, ndërsa në vitin 2018 u regjistruan 1 449 952 vizitorë të huaj.
Po ashtu, sa i takon shifrave të 8-mujorit, në vitin 2018 u regjistruan 16.8% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar. Konkretisht për periudhën janar-gusht 2017 u regjistruan 3 765 515 vizitorë, ndërsa për periudhën janar-gusht 2018 u regjistruan 4 397 638 vizitorë.
Rritja më e lartë e vizitorëve regjistrohet nga Gjermania me 82.5 % vizitorë.