“Kam shtuar shumë kile, kush ju tha se nuk jam shtatzënë”, tha Luana në “Shiko kush LUAN” mbrëmjen e kaluar.
Më pas, Luana sqaroi situatën duke thënë se ishte vetëm një shaka. Ajo u pyet nga Berat Buzhala se kur e planifikon të ketë fëmijën e saj të parë.
“Tashmë po ju përgjigjem sinqerisht”, tha Luana. “Rreth 30 vjeç”, u shpreh ajo.
“Që i bie pas rreth 10 vitesh”, reagoi Berati.
“Nëse më dinë kaq të re, ky është një kompliment shumë i madh për mua”, tha më tej Luana.