Getoar Selimi ose siç njihet ndryshe me pseudonimin Ghetto Geasy po shijon pushimet e tij në Miami, së bashku me bashkëshorten e tij Marina.
Reperi së shpejti do të sjell projektin e tij të ri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi me një foto të publikuar ku shkruan: ‘MMV- Ghetto Geasy Me datë : 28.09.2018 ora 19:00’
Është ky një ndryshim i çuditshëm i reperit i cili lajmëroi projektin e ri me emrin e tij nën pseudonimin MMV.
“Ma i madhi n’Ven” më parë ishte bërë album, por tash kënga e re “Ghetto Geasy” duket se simbolizon tjetër epokë të re të reperit që tash e tutje do të quhet MMV.
I konsideruar si ndër më të mëdhenjt e hip hopit ndër vite, ai u ka mbijetuar gjeneratave duke qëndruar në hap me kohën.
MMV klipin e ka paralajmëruar për 28 shtator në ora 19:00.
Videoklipin e ka punuar produksioni Mojo.
MMV pati një verë intensive me koncerte e turne.