Edi Rama nuk resht se habituri me deklaratat e tij, se pse ikin shqiptarët nga vendi e kërkojnë azil nëpër Europë.
Në një takim të sotëm në kryeministri, Rama është shprehur se shqiptarët ikin se Europa ka treg pune. Siç duket edhe vetë kryeministri është ndërgjegjësuar se këtu nuk ka punë.
Sipas Ramës, shqiptarët largohen nga vendi për shkak të reformave që bën qeveria!?
‘Së pari çështja e atyre që dalin ikin vijnë është çështje e kohës dhe e lirisë.
E lirisë për të lëvizur, nuk jemi më bunkeri i Enver Hoxhës jemi një vend i lirë dhe njerëzit kanë lirinë e lëvizjes, nëse shqiptarët kërkojnë azil politik, kjo ndodh vetëm për një arsye, sepse ende nuk jemi anëtarë të BE-së dhe nuk kemi akses në tregun e lirë të punës.
Po sa për ikjet në numër, po them vetëm kaq që nga Kroacia, një vend më i zhvilluar, anëtar i BE kanë ikur në një vit më shumë se sa nga Shqipëria.
Shifrat e ikjeve janë propaganda, ikën 500 mijë, 1 milionë, 200 milionë, janë propagandë në këto vite.
Kanë ikur më shumë se kanë ardhur. Vijnë dhe ikin, ikin dhe vijnë kjo është koha në të cilën jetojmë, njerëzve s ka fuqi në tokë t’ia u bëjë Shqipërinë Gjermani.
Ajo që na takon është të shohim përpara. Nuk mjafton e sotmja për të konkurruar askënd, por nesër po sepse sot po i bëjmë reformat e munguara’,- deklaroi paraditen e sotme Edi Rama.