Thashethemet nga burime të ndryshme deklaruan përpara ngjarjes së Apple në mes të këtij muaji që iPhone XR do të vonohet deri në tetor. Apple supozohej se kishte probleme të prodhimit që e penguan atë të lansonte telefonin e ri në shtator.
Apple nuk konfirmoi raporte të tilla, por iPhone XR nuk doli në treg javën e kaluar së bashku me iPhone XS dhe iPhone XS Max. Në vend të kësaj, iPhone XR do të godasë raftet e dyqaneve një muaj nga tani, më 26 tetor. Ju duhet patjetër të rezervoni njësinë tuaj paraprakisht nëse shpresoni që të merrni një në këtë datë, për shkak se një raport i ri thotë se partnerët e Apple nuk kanë zgjidhur ende disa nga çështjet me të cilat janë përballur.
Duke përmendur një raport nga gazeta ekonomike Daily News, Digitimes thotë se Apple zhvendosi më shumë porosi të iPhone XR nga Pegatron në Foxconn. Kufizimet e kapaciteteve dhe dërgesat e vonuara të komponentëve kryesorë po ngadalësojnë prodhimin në Pegatron. Mungesa e punëtorëve dhe shkalla e ulët e pritur e prodhimit kanë ndikuar gjithashtu në prodhimin nga kompania.
Raporti vë në dukje se Foxconn u dha 50% deri në 60% të porosive të iPhone XR, me Pegatron që merr pjesën tjetër. Për më tepër, Apple mund të ballafaqohet me një problem tjetër që lidhet me prodhimin e iPhone XR. Furnizimi i ekraneve LCD nga Japan Display nuk ka qenë i qëndrueshëm, thotë raporti.
Zërat e mëparshëm që detajojnë planet e prodhimit të Apple për iPhone 2018 gjithashtu thanë se çështjet e prodhimit me ekranet LCD të iPhone XR kanë ngadalësuar gjërat.
iPhone XR pritet nga disa që të bëhet iPhone i ri më i shitur i Apple këtë vit, falë çmimit më të ulët. Pajisja në thelb ofronë një përvojë sikurse të iPhone XS kur vjen puna te performanca, me çmime që fillojnë nga $ 749 në vend të $ 999. Para-porositë nisin më 19 tetor, një javë përpara datës së 26 tetorit.