Nuk janë të pakta sukseset e shqiptarëve jashtë vendit.
Përveçse në muzikë dhe sport, shqiptarët kanë filluar të kenë sukses edhe në fushën e modës.
Së fundmi, këngëtarja e njohur Toni Braxton gjatë natës së Royal Order of Constantine Hosts në Beverly Hills, një event mbretëror ku ishte e ftuar nga princi i Austrisë, vishet me punimin e vajzës nga Kosova, Anda Dika.
Gjatë kësaj nate bëhet e ditur që këngëtarja kishte xhiruar për reallity show – Braxton Family Values, për ku edhe ishte punuar ky kostum.
Në këtë event, këngëtarja u nderua edhe me titull të ri – Lady.
Bëhet e ditur që Anda ka punur kohët e fundit në një tjetër projekt me rëndësi ndërkombëtare, rezultatet e të cilit pritet të prezantohen së shpejti.
Edhe stilist i Beyonce-s ka komentuar Andën në Instagram, por për çfarë është fjala mbetet të shihet.
Ky duket të ketë qenë edhe një tjetër sukses për kreatoret nga Kosova, që tashmë kanë arritur të depërtojnë në tregun ndërkombëtar.