November 25, 2024

Kryeministrja shkon me vajzën tre muajshe në Asamblenë e OKB-së

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e cila solli në jetë fëmijën kur ishte në detyrë, ka bërë historinë duke sjellë vajzën e saj tre muajshe në sallën e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

38-vjeçarja u fotografua duke puthur dhe mbajtur në krahë Neve në ‘Samitin e Paqes Nelson Mandela’ ndërsa në krah të saj ishte partneri Clarke Gayford.

Neve shikonte sesi nëna e saj mbante fjalim në asamble dhe babai i saj Gayford, i cili kujdeset më shumë për vajzën, e mbante në krahë.

Ardern  është kryeministrja e dytë që ka lindur gjatë kohës që ka qenë në detyrë.

Ajo mbajti fjalimin e saj debutues në Samitin e Paqes të Nelson Mandelës, ku theksoi “ndikimin e thellë” të ish-udhëheqësit të Afrikës së Jugut në vendin e saj.

Kryeministrja e Zelandës së Re ushqen akoma vajzën me gji ndaj ishte një vendim shumë praktik që ta sillte foshnjen në udhëtimin gjashtë-ditor ndërkombëtar.

Facebook Comments

MineralHygienics.com