Moderatorja Aulona Musta është shumë aktive në Instagram, ku publikon foto dhe video jo vetëm nga aktiviteti i saj i punës por edhe nga jeta private.
Nëse në ekran është ajo që “thumbon” personazhet e famshëm, në rrjetet sociale janë fansat e saj që i tërheqin veshin sa herë që nuk iu pëlqen diçka nga moderatorja Aulona Musta.
E duket se këtë herë, problem është një video ku shfaqet moderatorja duke kërcyer me bashkëshortin e saj.
Dhe një fanse i ka shkruar ‘ je femër pa shije’ Aulona i është përgjigjur:’ E mirë, e morëm vesh na e ke thënë disa herë. Bëje zemrën gur, largohu nga ky Instagram edhe jeto e lumtur!’.