Ish-ministri i Drejtësisë Enkelejt Alibeaj ka bërë të ditur hapat e ligjit që propozn opozita dhe efektet që ai do të japë për të çliruar ekonominë nga korrupsioni dhe oligarkët.
Opozita ka propozuar shprehimisht që paratë e përfituara në mënyrë korruptive e klienteliste t’i kthehen qytetarëve ashtu si dhe pasuritë publike si edhe që, zyrtarët publikë dhe kompanitë private të përgjigjen me pasurinë e tyre për përfitimet abuzive.