November 25, 2024

Zhgënjimi i shqiptarëve, si i ra Bankës Botërore popullariteti për 3 vjet

Në pranverë të vitit të kaluar, Banka Botërore zhvilloi një anketim në Shqipëri, në të cilin u përfshinë persona nga zyra e Presidentit, Kryeministrit, ministritë, OJF-të, mediat, shoqëria civile, etj., për të ofruar një opinion për punën e Bankës në Shqipëri.

Pas anketimit Banka referoi se rezultatet e këtij viti treguan ndjeshëm nivele më të ulëta të familjaritetit me World Bank Group (WBG) krahasuar me anketën e vitit 2014.

Vlerësimi i vitit 2017 ishte 6.8 në një sistem pikëzimi nga 1 deri te 10-1, ku pikët më të larta tregojnë vlerësim më të mirë. Ndërsa në vitin 2014 shqiptarët i dhanë 7.6 pikë punës së BB në Shqipëri.

Vetë BB shpjegon se të anketuarit nga zyra e Presidentit / Kryeministrit, zyrat e Ministrave dhe konsulentët e projekteve të PMU-së treguan nivelet më të larta të familjaritetit me Bankën Botërore, ndërsa të anketuarit nga pushteti vendor dhe

OJQ-të treguan nivelet më të ulëta të familjaritetit.

Të anketuarit nga Tirana dhe Durrësi treguan nivelet më të larta të njohjes me WB (vlerësimi mesatar = 6.9) krahasuar me të anketuarit nga zonat e tjera (vlera mesatare = 5.9).

Të anketuarit që bashkëpunojnë me BB treguan dukshëm nivele më të larta njohje (vlerësimi mesatar = 7.5) në krahasim me aktorët e tjerë që nuk bashkëpunojnë me BB (vlerësimi mesatar = 5.7).

Ky anketim, të cilit iu përgjigjën 280 persona në të gjithë vendin, hartua për të ndihmuar Grupin e Bankës Botërore (WBG) për të kuptuar më mirë se si pjesëmarrësit në Shqipëri perceptojnë punën e BB-së.

Studimi hulumtoi qëndrime të përgjithshme ndaj Grupit të Bankës Botërore, efektshmërinë e rezultateve, njohuritë për aktivitetet e Grupit të Bankës Botërore, rolin e ardhshëm të Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri, etj.

Në sondazh morën pjesë gjithsej 332 persona, 63 për qind e të cilëve u përgjigjën. Të anketuarit u ftuan përmes postës elektronike dhe mënyrave të tjera.

Rezultatet e anketës së këtij viti u krahasuan me ato të studimit të kryer në vitin 2014, teksa u pa një ulje e lehtë e popullaritetit në tre vitet e fundit./Monitor

Facebook Comments

MineralHygienics.com