Në një dalje për mediat nga selia blu, deputetja Grida Duma akuzoi Kryeministrin se përmes emërimit të një Kryeprokurori politik, po kërkon të mbyllë dosjet e krimit dhe korrupsionit.
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar nje dite me pare bashke dhe me krerët e degëve, Lulzim Basha e cilësoi antikushtetuese procedurën e ndjekur nga Kuvendi.
Sipas Bashës, me këtë akt Edi Rama po e çon vendin drejt destabilizimit. Për protestën e nesërme ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha, i cili ftoi shqiptarët që t’i bashkohen asaj.