Edhe pse publikisht asnjëherë nuk e ka sulmuar, Edi Rama duket se për të mbrojtur qeverinë e tij të dytë lëshon herë pas here akuza ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Kështu ndodhi edhe sonte, ku përballë Eni Vasilit në emisionin ‘Open’ në Top Channel, Rama ka akuzuar Saimir Tahirin se, kur ai ishte ministër, shefat e komisariateve emëroheshin nga deputetët.
Deklaratën Rama e bëri kur ka shpjeguar se pse përjashtoi deputetin e Laçit, Gjetan Gjetani.
‘U përjashtua se bënte shantazh që do iki.
Kërkonte të drejtën të kishte shefin e policisë.
Që nga koha e Saimir Tahirit nuk i vendosin më deputetët shefat e policisë’, u shpreh Edi Rama.