November 23, 2024

Donald Lu pro Bashës per Vettingun

Gjatë rrëfimit të tij sonte në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, diplomati Donald Lu nuk i shpëtoi pyetjes në lidhje me temën e ditës, që është propozimi i Partisë Demokratike, për Vetting në politikë.

Lu e cilësoi interesant projekt ligjin e propozuar nga opozita, por si diplomat në karrierë ai citoi një shprehje amerikane, “Djalli qëndron te hollësitë”, duke nënkuptuar se ky është një propozim që kërkon ende kohë për tu parë me hollësi.

Duke “e mbyllur” vlerësimin për këtë propozim me këtë shprehje, Donald Lu, “i vuri kapakun” qëndrimit për Vetting-un në politikë, kur u shpreh se, ka dhe një tjetër formë Vetting në demokraci, dhe ato janë zgjedhjet si një mënyrë për të kërkuar llogari zyrtarëve lokalë dhe qendror.

Facebook Comments

MineralHygienics.com