November 23, 2024

Rama: Amerika është për ndarje të Kosovës, Merekel jo

Edi Rama, megjithëse i është shmangur me insistim një përgjigjeje për ndarjen e Kosovës, ka renditur për herë të parë një sërë argumentesh që janë pro saj.

Rama ka vazhduar të mos i përgjigjet, pyetjeve të Eni Vasilit në emisionin ‘Open’ duke këmbëngulur se ‘nuk flas në emër të Kosovës’ dhe duke thënë: ‘Shqipëria ka detyrimin të mbështesë fuqimisht Kosovën dhe çfarë përfaqësuesit e zgjedhur të Kosoves do të vendosin’.

Por, ajo që u vu re ishte se qëndrimi i Ramës qe krejt i ndryshëm nga ministri i tij i jashtëm që foli për ‘hapjen e kutisë së Pandorës’.

Nga nënteksti i pa thënë shqeto kuptohej se fjalët që zgjidhte Rama ishin më shumë pro një ndarjeje që mund të sjellë më pas bashkimin e dy pjesëve të kombit shqiptar

‘Kjo mundësi mund të mos na jepet më edhe për 30 vjet’, ‘në mendimin tim SHBA është pro’, ‘pse nuk flisni për mundësinë e bashkimit kombëtar’, tha Rama i cili kur u pyet nga Vasili për kancelaren Merkel që është kundër ishte i qartë kur u përgjigj: ‘Merkel mund të jetë kundër, por këtu flasim për atdheun tonë dhe jo për atë të kancelares’.

Pra me sa duket kryeministri shqiptar tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, të cilën po heziton t’a thotë publikisht.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com