Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’ ka deklaruar se nuk është kundra një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, nëse ajo bëhet mes dy vendeve sovrane që respektojnë sovranitetin e njëri-tjetrit.
Berisha tha përballë drejtuesit Blendi Fevziu dhe katër gazetarëve, se e konsideron marrëveshjen mes dy vendeve, për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke e konsideruar një set të ri marrëdhëniesh për të arkivuar të shkuarën.
Ai u shpreh se marrëveshja duhet të jetë mes dy vendeve sovrane, që garantojnë stabilitetin dhe integritetin.
Pse jeni kundër një marrëveshje mes shqiptarëve dhe serbëve?
Nuk jam kundër një marrëveshje, e mbështes një marrëveshje. E konsideroj marrëveshjen mes dy vendeve, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kam konsideroj një set të ri marrëdhëniesh për të arkivuar të shkuarën. Marrëveshja në konceptin tim duhet të jetë mes dy vendeve sovrane, që garantojnë stabilitetin dhe integritetin. Jashtë këtyre dy kushteve, që burojnë nga pakti Ahtisari dhe Gjykatës Evropiane, jashtë këtyre kushteve nuk ka marrëveshje.
Po sikur dy vende me vullnet të lirë, ku qëndron problemi?
Ballkani është më i pasur për minoritete por problemi nuk janë ata por maxhorancat., të përdoren minoritet si plaçkë tregu është çnjerëzore.
Shkëmbim me vullnet të lirë?
Thuaj atyre që ka një marrëveshje që e kanë firmosur me gjak. Pse Serbia dhe Rusia e kanë këtë përqendrim në Mitrovicë?