Klea Huta dhe Linda Jarani duket se janë mikesha shumë të mira, por edhe të ngjashme. Të dyja janë aktore shumë të njohura në teatër dhe kanë filluar të përgatiten për dicka.
Në një video të publikuar në profilet e tyre në Instagram, shfaqen në një restorant në Tiranë ku Linda i pin të gjithë pijen Kleas. Përvec humorit, ajo që vihet re është ngjashmëria mes tyre pasi kanë bërë të njëjtin model flokësh.
Videon e kanë shoqëruar me shkrimin: “Tag shoqen që të pin gjithmonë pijen. Pjesa e parë.”
Nuk dihet ende nëse takimi mes tyre ishte thjesht shoqëror, apo flitet për ndonjë projekt të ri.