“Kjo ishte me të vërtetë qesharake. Ishte një dhuratë nga gjyshja ime. E hoqa nga një kuti dhurate dhe kur e hapa pashë se ishte një kartë false e cila përdorej për të vendosur karta të tjera mbi të. Pasi hapa kutinë po mendoja me vete se çfarë po ndodhte,nuk po e kuptoja. Më pas gjyshja ime më tha: “Është një mbajtëse e kartave dhuratë. Mund të vendosësh aty të gjitha kartat e tua”.
Një gabim i qartë
“Nëna ime më bleu një nga ato postera 3-D që ishin në vitet ’90. Por më e keqja është se unë nuk shikoj me njërin sy”.
“Karrocë para kalit”
“Një vit kur isha fëmijë, prindërit më blenë një mouse kompjuteri. Ajo që e bën qesharake ishte se unë nuk kisha kompjuter dhe e kisha kërkuar një për vite me radhë “.
Një ri-dhuratë
“Këtë vit kam marrë dhuratë një palë pizhame që ishin identike me palën që kisha. Faleminderit përsëri mami”!
Dhurimi i dhuratës së babait
“Një palë vathë NASCAR. Babai im i fitoi ata në një makine loje”.
Një llambë ndriçuese
“Dritë-llambë. Asnjë shënim apo urim. Një kuti me një llambë të vetme brenda. Faleminderit!”
“Eca në gjurmët e saj”
“Çokollatë e skaduar për Krishtlindje, nga një hallë që ishte një ridhuruese dhuratash, por gjithnjë priste dhurata të shtrenjta për fëmijët e saj në Krishtlindje dhe ditëlindjet e tyre.
“Jo vetëm që çokollata kishte skaduar, por ishte e dukshme që ajo ishte shkrirë plotësisht. Kur e vura re, shkova tek ajo me” OMG, kjo çokollatë është aq e mirë, duhet ta provosh! ” përballë të gjithë familjes, e pashë që ajo po hapte dhe kur vuri re si dukej, ajo ishte në mëdyshje për të ngrënë atë.Pastaj më pa mua dhe një buzëqeshje në fytyrën time që I thashë :” Është çokollata më e mirë ndonjëherë”.
Pasi u përpoq t’a hante,u fut direkt në kuzhinë.
“Më duket se nuk e kam parë më hallën që nga ai moment,9 vite më parë”