Partia Demokratike ka zhvilluar sot homazhet e 20 vjetorit në ndër të “Dëshmorit të Kombit”, Azem Hajdari, liderit të Lëvizjes së Dhjetorit.
Me këtë rast, vajza e tij, Rudina, e cila sot është deputete e PD-së, ka mbajtur një fjalim.
“Azem Hajdari ishte fare i ri kur nisi rrugëtimin e tij politik për të mposhtur komunizmit.
Ai në 7 vjet realizoi ato që njerëzit e tjerë nuk do të mund ti realizonin në shtatë jetë.
Ëndrra e Azemit ishte Shqipëria si Europa.
Arsyeja pse Azem Hajdari e mposhti komunizmin, ishte se komunizmi nuk kishte as respekt atdheun dhe as për familjen”, tha Rudina Hajdari.