November 26, 2024

Ardi Asllani nderohet me çmim, me fustanin e dizenjuar nga rrugicat e Tiranës

Një event i rëndësishëm i krijuar nga “Big EEA”, në Lubjanë të Sllovenisë po mbledh për herë të parë 18 krijuesit më të mirë të vendeve të Europës.

Mes tyre është edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet denjësisht nga stilisti i njohur shqiptar Ardi Asllani.

Nga ky event Ardi me talentin e tij ka arritur të fitojë një çmim shumë të rëndësishëm.

Me fustanin e veshur nga Adrola Dushi që është pjesë e koleksionit “My Albania”, Ardi është vlerësuar me ‘4E’ nga organizatorët e eventit: ekzotik, eklektik, ekscentik, emocional.

Çmimi do të jepet më 16 tetor dhe fustani i frymëzuar nga rrugicat e qytetit të Tiranës, do të qëndrojë për një muaj në galerinë e hapur posaçërisht për muajin e “Design”.

Ardi Asllani gjithashtu është nominuar edhe si kandidat për kategorinë “It Factor Of Country”.

Image

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com