Seriali më i ri në Turqi titullohet ‘Nefes nefese’ ku luan aktori shqiptar Nik Xhelilaj, i cili ka marrë famë atje.
Nik luan rolin e një terroristi me emrin Boran dhe shfaqet me një pamje krejt ndryshe.
Ditën e sotmë Nik ka postuar një pjesë nga episodi i katërt i këtij seriali ku shfaqet duke u zënë me personazhin kryesor për vajzën që duan të dy.
Në një moment aktori flet shqip dhe krenohet që ka arritur të flas shqip në një serial turk.