Ky flamur amerikan i dëmtuar rëndë u gjet nga një punëtor shpëtimi në Qendrën Tregtare Botërore. I ngritur nga gërmadhat e Qendrës Tregtare Botërore dhe i varur në Pentagonin e dëmtuar, flamuri u kthye në një simbol të fuqishëm patriotizmi, mbijetese dhe qëndrese.
Ambasada amerikane në Tiranë sot njofton në rrjetet sociale se Muzeumi Kombëtar i Historisë Amerikane ka një koleksion me objekte të lidhura me viktimat, të mbijetuarit dhe heronjtë e 11 shtatorit 2001. Shumë prej këtyre objekteve, dhe historitë pas tyre, mund të shihen në ekspozitën online “11 shtatori: Dëshmi e Historisë”