November 23, 2024

Marrëveshja Serbi – Kosovë, BE: Të jetë realiste dhe……….

Nga Deutsche Welle

Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Maja Kocijancic thekson se Bashkimi Europian pret që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë dialogun.

Zëdhënësja e Komisionit Europian( KE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Maja Kocijancic, deklaroi të hënën (10.09) se BE pret që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë dialogun, me të njëjtin përkushtim dhe angazhim si më parë, bën me dije portali EWB  (European Western Balkans) . Lidhur me ?ështjen, nëse një ndryshimi kufijsh është një opsion për një zgjidhje të përhershme, European Western Balkans citon  Maja Kocijancic të ketë thënë se “BE-ja është duke punuar për të arritur një marrëveshje të mbështetur në të drejtën ndërkombëtare, e cila duhet të jetë realiste dhe e pranueshme nga të dyja palët. Qëllimi është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura”.

Zedhënësja e KE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë ka theksuar rolin që po luan BE në dialogun Serbi- Kosovë. „ BE ka rritur angazhimin e tij në Ballkanin Perëndimor. Dialogu ka hyrë në një fazë të dytë më dinamike, por që nuk duhet të ketë asnjë diskutim për afatet kohore potenciale.”

Marrdhëniet e mira të fqinjësisë – kur politikat e kaluara braktisen

Duke iu referuar fjalimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Kosovë, të dielën e kaluar, më 9 shtator, Kocijancic theksoi se “nuk ka hapësirë përr dykuptimësi apo lavdërim për politikën dhe veprimet e  Millosheviçit. Vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare janë mëse të qarta në këtë rast”.„Pajtimi, normalizimi dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë do të jenë të mundura vetëm kur politikat e së kaluarës janë kapërcyer dhe braktisur”, theksoi Zëdhënësja e Komisionit Europian( KE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Maja Kocijan?i?.

Portali EWB është një website që fokusohet në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që raporton për zhvillime në politikën e zgjerimit të BE i krijuar nga Qendra për Politika Bashkëkohore, një shoqatë jo fitimprurëse e shoqërisë civile serbe me qendër në Beograd.

 

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com