Nga Petrit Vasili
Qeveria në parlament rrëzoi dekretin e Presidentit. Dekreti kërkonte të mos ulej tatim-fitimi për bixhozin dhe të mos inkurajohet bixhozi si fenomen shkatërrues për vendin.
Gojëtarët shkollëpaket të qeverisë në parlament pranuan të poshtërohen përpara popullit dhe mbrojnë bixhozin, që shkatërron familjen dhe nxjerr nga xhepat e varfër të shqiptarëve mbi 135 milionë euro.
Në 2013, kur filloi operacioni i policisë ‘Fundi i Marrëzisë’, Rama mashtroi pa u lodhur dhe tha se “askush nuk do të ndalonte këtë aksion, derisa asnjë shqiptar të mos lërë asnjë qindarkë në kumar.” Që nga 2013, numri i pikave të basteve nga 928 u rrit ne 4230 dhe 135 milionë euro përpihen atje.
Ramë ku je?! Ramë, pse e pështyve premtimin?!
Qeveria ulërin “Rroftë bixhozi” dhe tregon injorancën e saj në kufijtë e idiotësisë kur thotë me gojën plot që 15% mbi 10 lekë është më e madhe se 15% mbi 100 lekë.