Ylli botëror i muzikës pop, Rita Ora, ka investuar në vendlindje, në blerjen e një banese private .
Lajmin e ka konfirmuar vetë babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu, i cili ka postuar fotografi në një postim, me një përshkrim që konfirmon blerjen e shtëpisë.
“Të lumtur për shtëpinë tonë të re në vendlindjen tonë në Prishtinë”, u shpreh babai i Ritës në postimin e tij në Facebook.
Familja Ora ishte zhvendosur nga Kosova në vitet e vështira të 90-tave, duke emigruar në Britani të Madhe.