November 23, 2024

Presidenti Meta ka një thirrje për politikën

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka drejtuar një thirrje për bashkëpunim dhe përgjegjshmëri, forcave politike shqiptare në vend në çelje të sesionit të ri parlamentar. I pyetur nga mediat sot gjatë një aktiviteti tek Drejtoria e Zjarrfikëseve, sesi do ta priste rrëzimin e dekretit të tij nga mazhoranca të ligjit për Teatrin, Meta tha:

Pyetje: Z. Meta, si e komentoni shtyrjen nga Kuvendi të dekretit për ligjin e Teatrin Kombëtar?

Kuvendi është sovran për të vendosur sipas procedurave dhe përgjegjësive të veta dhe unë s’kam asnjë koment për këtë çështje.

Pyetje: Nëse mazhoranca do ta rrëzojë dekretin e 20 shtatori, cili do të jetë hapi që do të ndërmerrni?

Une s’kam asnjë arsye të paragjykoj vendimet e Kuvendit veçse do të dëshiroja që t’i uroja Kuvendit, punë të mbarë, meqënëse sapo ka riçelurpunimet dhe të ritheksoja rëndësinë e një bashkëpunimi sa më të përgjegjshëm, sidomos përsa i takon atyre detyrimeve dhe angazhimeve që Shqipëria ka në kuadër të procesit të integrimit euriopian.

Z. Meta. Opozita kërkon ndryshimin e Kushtetutës për te realizuar Vetting dhe në politikë. Ju si e shihni këtë nismë?

Nnuk kam asnjë koment për iniciativa, por shpresoj në një bashkëpunim dhe lexim të përbashkët të atyre sfidave me të cilat duhet të përballet politika shqiptare, në mënyrë të bashkuar për të garantuar pikërisht çeljen e negociatave më anëtarësim vitin e ardhshëm.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com