Asambleja e PS-së ka mbyllur punimet e saj me një fjalim të gjatë nga Edi Rama.
Në fund anëtarët e saj kanë zgjedhur dhe sekretarët e Asambledhë dhe anëtarë të rinj.
Bire në sy rehabilitimi i ish-deputetit Alfred Peza, i cili vazhdon të jetë nën hetim nga prokuroria për pasurinë e tij.
Peza është emëruar si sekretar i marrëdhënieve me Mediat.
Rama ka futur në kryesi djalin e Server Pëllumbit, Arben Pëllumbin i cili është zgjedhur si sekretar Organizativ.
Emërimet e sotme të Asamblesë së PS:
Bashkim Fino- Nënkryetari i Asamblesë
Arben Pëllumbi- Sekretar organizativ
Blerina Gjylameti- Sekretare për koordinimin elektoral (nuk lëviz)
Ilir Beqja- Sekretar për koordinimin digjital (nuk lëviz)
Senida Mesi- Sekretare e burimeve njerëzore
Laert Dulaj- Sekretar për emigracionin
Alfred Peza- Sekretar i marrëdhënieve me Mediat
Elion Semanaj- Zëvendës sekretar për koordinimim elektoral
Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj u zgjodhën në kryesinë e Partisë