November 25, 2024

Turizem/Suedezët të mahnitur nga ndryshimet

Shqipëria është një prej destinacioneve më të pëlqyera këtë vit.

Një vend me një transformim shumë të shpejt që ka kaluar nga rreth 50 vite diktaturë, në një kaos që e përfshiu në vitet 90’ deri në destinacionin fantastik, shumë të lirë të Mesdheut, shkruan e përditshmja suedeze “Expressen.se” në një reportazh ku zbulon Shqipërinë.

“Harta tregon një rrugë që gjarpëron nëpër male dhe që duhen orë për të ikur nga Tirana në jug.

Por, harta është 5-6 vite e vjetër dhe rruga që gjarpëron nëpër male tani është bërë një autostradë moderne me tunele mes maleve.

Shqipëria po ecën shumë mirë. Qytetet po rriten dhe kjo është diçka e shkëlqyer.

Turistët po fillojnë të bëhen gjithnjë e më të shumtë dhe ka shumë hotele, kafene dhe restorante të reja.

Të qëndruarit në kafe është një stil jetese për shumë shqiptarë.

Më parë dominonte kafeja turke, sot është kafeja ekspres italiane.

Madje, në restorantet përgjatë bregdetit ndihet influenca italiane, ku ka më shumë pica, rizoto dhe makarona al dente se sa menu klasike ballkanike.

Si dhe një shumëllojshmëri me produkte deti me çmime që nuk shihen asgjëkundi në Mesdhe prej dekadash”, shkruan gazeta suedeze.

Facebook Comments

MineralHygienics.com