Është shkarkuar nga detyra kreu i drejtorisë së Burgjeve, Arben Çuko.
Mësohet se vendimi është marrë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni.
Kjo e fundit ka vendosur që të emërojë në këtë detyrë, Stefan Çipën.
Të dy si Çuko ashtu edhe Çipa janë ish-deputetë të PS-së, të cilët u larguan nga Rama në vitin 2017.
Cipa ka mbajtur më parë edhe detyrën e zv/ministrit të Brendshëm, ndërsa Çuko ka qenë drejtues i Gardës së Republikës.