Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka tallur dhe ironizuar deklaratat e sotme të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Ky i fundit sot nga foltorja e Kuvendit është shprehur se të vrarët, ishin vrasës e për këtë janë ekzekutuar.
Por mbrëmjen e sotme Manjani shkruan në Facebook se, sipas ‘Fatmirit këta që kanë vrarë, janë burra të mirë!’
Reagimi i Ylli Manjanit në Facebook:
Shkodranët që u vranë paskan qenë vrasës-thotë shoku Fatmir. Dmth vrasësit e tyre janë “burra të mirë”?! Hajde ministër, hajde!
Shkodranët që u vranë paskan qenë vrasës-thotë shoku Fatmir.
Dmth vrasësit e tyre janë “burra të mirë”?!
Hajde ministër, hajde!