Açelya Topalo?lu është bërë e njohur për publikun shqiptar për rolin e saj si Defne në “Pavarësisht dashurisë”, një serial që vjen nga e hëna në të premte në orën 21:45 në 3 Plus. Në këtë serial, ajo interpreton së bashku me Can Yaman.
Ajo ishte e lidhur me aktorin Anil Çelik dhe çifti e kanë bërë lidhjen e tyre publike kohë më parë. Por, së fundmi, në profilet e tyre në Instagram janë zhdukur të gjitha fotot që kishin së bashku.
Praktikisht, nuk gjeni asnjë gjurmë të lidhjes së tyre. Kjo ka ngjallur menjëherë dyshimin se midis tyre kishte probleme dhe çifti ndoshta janë ndarë.
Fansat kanë komentuar në profilet e të dy aktorëve duke pyetur se çfarë ka ndodhur mes tyre por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Pas kësaj, ata gjithashtu i kanë bërë Unfollow njëri-tjetrit, duke i thelluar akoma më tepër aludimet për një ndarje të mundshme midis tyre.