Duket se marrëdhënia mes Fifit dhe Ciljetës është përmirësuar. Bashkëpunimi i tyre “Big Booty” është rikthyer sërish në kanalin e Youtube.
Kujtojmë se zënka mes tyre filloi për shkak të pikëve në “Këngën Magjike”, për të cilat Fifi kërkoi falje publikisht në një emision duke thënë: “Çiljetës i ka mbetur pak hatri se i kam dhënë pak pikë tek Kënga Magjike. Më fal Çili, nuk e kam bërë me qëllim. Çiljeta është një prej atyre që është ndjerë e indinjuar dhe i kërkoj falje publikisht. Joni Peçi është indinjuar pak dhe i kërkoj falje publikisht. Ata e dinë çfarë vendi kanë tek unë. Unë nuk kam dashur asnjëherë që të bëj dikë të ndihet keq. As ThreeDots nuk i kam përmendur në finale dhe kur po dilja në skenë e Pallatit të Kongreseve, nuk di a kam përmendur dhe nënën e babain tim.”
Nuk na mbetet gjë tjetër vecse të presim nëse do ketë sërish bashkëpunim mes dy këngëtareve.