Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha ka vendosur të ndajë me ndjekësit disa momente të kohës së saj të lirë teksa aktron dhe flet shqip.
Me anë të një video të publikuar në rrjetin e saj social, Instagram duket se ka hyrë në rolin e një të moshuare.
Artistja është me origjinë nga Dibra dhe dëgjohet duke folur në dialekt.
‘Çfarë bëj në kohën time të lirë. Po, jam unë e veshur si një e moshuar dhe po flas shqip’, shkruajti këngëtarja në videon që mori komente të shumta.
Edhe pse ka jetë të mbushur me koncerte, Bebe nuk harron të postojë në rrjete sociale.