Dita e hënë, 3 shtator: në vendin tonë gradualisht do të afrohen masa ajri të paqëndrueshme më të freskëta duke kushtëzuar mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të shoqëruara me reshje shiu në zonën Perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max Zonat malore 14/29°C Zonat e ulëta 16/31°C Zonat bregdetare 20/30°C