December 24, 2024

Ylli Manjani/ KryeRrena…

Kryetari i Bashkisë Tiranë, mirë që rren gjithë ditë për punët e veta të sotme, por qenka shfaqur sot si rrencak i historisë së qytetit.

Ka thënë se “Teatri Kombëtar është stallë kuajsh dhe godinë fashiste”…

Pa dyshim që rren, si zakonisht!

Për nder të heroit kombëtar, Skënderbeut, shteti Shqiptar në vitin 1937 bleu tokën privatëve dhe filloi ndërtimin e “Qendrës Kulturore Skenderbej”.

Pra në vitin 1937, kur Shqipëria ishte Mbretëri Kushtetuese dhe jo fashizëm, siç thotë Kryetari i Bashkisë!

81 vite më pas në 2018, bash në vitin e Skënderbeut, pushteti i Rilindjes me në ballë Edvinin dhe në bythë Erionin ja fal tokën privatit, por jo pronarit që ja bleu!

Skënderbeun vijojnë ta degjenerojnë!

Pushtimi fashist nuk ja ndryshoi destinacionin. Ajo godinë nuk ka qenë kurrë dopo lavoro, siç thotë Kryetari i Bashkisë. Por ka shërbyer si qendër kulture.

Pushtuesi e ruajti me fanatizëm arkitekturën e qendrës së qytetit, që këta po e prishin me pushtllëk e korrupsion!

Enver Hoxha e bëri kinema pas luftës, dhe e pagëzoi me emrin Kosova. E pra Enveri ishte me Anti-Fashist sesa Erioni sot, por nuk e prishi godinën.

Në vijim u shndërrua në godinë të Teatrit Kombëtar. Aty është luajtuar art për vite me radhë dhe është bërë histori artistike, megjithë shurrën e kuajve imagjinare që i bën Erioni dhe Edvini!

Ndërkohë është me vend të përsëris se: Kryetari i Bashkisë Tiranë, nuk ka asnjë lidhje kushtetuese dhe ligjore me ndërtimin ose jo të Teatrit Kombëtar.

Ministria e Kulturës është enti përgjegjës me ligj për atë godinë.

Kjo do të thotë se çdo veprim që kryetari i Bashkisë bën është anti-kushtetues, anti-ligjor dhe është i dënueshëm! Herët a vonë, por është i dënueshëm!

Këtë vath duhet ta varë në të dy veshët!

Facebook Comments

MineralHygienics.com