November 24, 2024

Kryemadhi me LRI: Krimi nuk e ka më frikë shtetin

Kryetarja e LSI –së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me Komitetin Drejtues të LRI.

Kryemadhi tha gjatë fjalës së saj se “Shqipëria është në gjëndje alarmi, krimi ska më frikë nga shteti sepse shteti është në duart e kriminelëve. Kjo pasi kryekrimineli që është kryeministër, është ai që drejton krimin në vend”.

Më tej ajo bëri një pasqyrë të situatës në të cilën ndodhet vendi.

“Kemi mijëra të rinj që duan të ikin nga vendi. Kemi mbi 150 mijë të rinj përdorues droge. Nuk kemi shërbim ndaj qytetarëve, as sistem arsimor dhe shëndetësor që u shërben njerëzve. Sot është e nevojshme përgatitja e një plani pune dhe axhende politike për daljen nga situate e rëndë ku është vendi”, tha zonja Kryemadhi.

Ajo shtoi se dëshira juaj për ndryshimin e këtij realiteti është më e madhe se e politikanëve. Kjo duhet kthyer në aksion politik.

Cmimet janë të larta ndërsa pagat nga krahu tjetër po zhvlerësohen.

Kryemadhi tha se LRI është një nga strukturat më të forta rinore të jetës politike shqiptare.

Misioni I rinisë shqiptare është që të rikthejmë besimin, jo duke I bindur njerëzit me fjalë të bukura por me aksion konkret politik.

Facebook Comments

MineralHygienics.com