Vijojën ndryshimet me fytyrat e ekraneve.
Nuk do e shohim në të njëjtin format një prej më simpatikeve.
Nevina Shtylla është një nga moderatoret më të dashura të ekranit. Ajo është parë në formate të ndryshme televizive por njëkohësisht ka ndërtuar disa herë ekran. Pasi la InTv, Nevina moderoi emisionin ‘JO Vetëm modë’ në Tv Klan. Gjithashtu gjatë verës ajo ishte në çdo qytet të vendit duke prezantuar festivalin e muzikës ‘Maratona e Këngës’ po ashtu në Klan.
Por sipas burimeve të Express, rrugëtimit të moderatores në TV Klan i ka ardhur fundi. Ajo është parë në studiot e Top Channel, ç’ka bën të kuptohet se do e shohim në këtë ekran.
Shtohen dhe më tepër dyshimet për këtë largim nga vetë fakti, se ajo nuk u shfaq në spotin e fillimit të sezonit televiziv në Klan. Nuk dihet ende formati që ajo do të drejtojë Nevina në Top.
Kjo nuk është hera e parë që përflitet se ajo do të largohet nga Klan dhe me sa duket po rezultojnë të vërteta.