December 24, 2024

Berisha ndaj Ramës: I sëmurë psiqik, përdhose shpirtrat e 8 të vrarëve në Selenicë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit “nëse nuk do ishin 8 të vratët e Selenicës, do të kishim numrin më të ulët me diferencë të vrasjeve në këtë periudhë”.

Në një status në “Facebook”, Berisha akuzon Ramën se përdhosi shpirtrat e tetë viktimave dhe i shpalli fajtorë për së vdekuri se rritën statistikën e të vrarëve në vend.

Duke ju rikthyer profesionit të mjekur, Berisha tha ndër të tjera se ‘një qëndrim i tillë mbahet vetëm e vetëm kur je i sëmurë psiqik bipolar dhe vuan nga paranoja e pamjekuar.”

Statusi i plotë i ish-kryeministrit

Rama dje në një deklaratë makabër shpall fajtor tetë viktimat e Selenicës!
Ai, në një rast unik në botë, jo vetëm nuk shprehu ngushëllime por përdhosi dje shpirtrat e tetë viktimave, i shpalli fajtorë për së vdekuri sepse rritën statistikën e të vrarëve!
Të dashur miq, në një rast absolutisht të pa shembull në botën e qytetëruar, Edvin Kristaq Rama nuk shqipëroi një fjalë të vetme ngushëlluese për tetë viktimat e masakrës të fshatit Resulaj të Selenicës, e cila përbëri lajm për mbarë mediat e botës por jo për Edvinin!

Një qëndrim i tillë mbahet vetëm e vetëm:
– Kur je i sëmurë psiqik bipolar dhe vuan nga paranoja e pamjekuar. Në këtë rast poli i paranojës të thotë se ata janë armiq sepse të dëmtuan duke rritur statistikën e vrasjeve. Kështu që për Ramën nuk ka rëndësi se humbën tetë jetë të qytetarëve, fëmijë, gra, burra të një familje të vendit të tij por se ata janë armiq, fajtorë se rriten statistikën e vrasjeve në vend.

Ky është dhe shkaku që ato armiq nuk meritonin ngushëllim, por një qëndrim i tillë mbahet edhe:
– Kur viktimat janë terroristë apo pushtues dhe në këto raste dekorohet ai që i asgjësoi ose,

– Kur je racist antishqiptar dhe nga urrejtja etnike raciale ndjen kënaqësi kur vriten sa më shum shqiptarë.

Këtu me poshtë keni deklaratën e djeshme të Edi Ramës për tetë viktimat e Selenicës tre javë pas ekzekutimit të tyre, për të cilët Edvin Kristaq Rama nuk shprehu asnjë ngushëllim. sb

“Për sa i përket sigurisë, kemi sezonin turistik me shifrat më pozitive. Në rast se nuk do të kishim atë tragjedinë e Vlorë, ku patëm 8 të vrarë, në një masakër haluçinante, do të kishim numrin më të ulët me diferencë të vrasjeve në këtë periudhë. Pa llogaritur faktin që kemi qenë efektivë me këto krimet e vogla”

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com