November 24, 2024

Cili është sekreti për kafen turke më të shijshme në botë?

Çdo ditë kafeja bashkon familjet, shoqëritë, kolegët etj. Historia e kafes turke daton nga shekulli i 15-të por edhe sot e kësaj dite ajo krijon kujtime e histori sepse di të na bashkoj çdo ditë.

Atë e pijmë shpesh por shumë prej nesh nuk dimë ta përgatisim siç duhet. Më poshtë po ju zbulojmë sekretin.
Përgatitja e kafes turke.

Kombino përbërësit e duhur

Përbërësit bazë të kafes turke janë kafe, ujë dhe sheqer.

Është ngrohëse uji që bën kombinimin e hatashëm të të gjithë përbërësve dhe ju do të fitoni kafe turke të shijshme brenda minutit.
Thjesht mbusheni me ujë xhezven Joy, kombinoni kafenë dhe sasinë e dëshiruar të sheqerit në xhezve dhe përzieni fuqishëm për të kombinuar të gjithë përbërësit.

Ngroheni kafen

Vendosni bazamentin e xhezves elektrike në prizë. Përzieni përbërësit së bashku me një lugë. Pas përzierjes, prisni derisa kafeja fillon të vlojë.

Keni kujdes, xhezvja elektrike është shumë efektive. Ju nuk do të dëshironi që uji të vlojë, sepse kështu do të ndryshojë aromën e kafesë dhe do të shkatërrojë shkumën që dëshironi të shijoni.

Ajka është gjithçka që ju kërkoni

Një nga elementët më të rëndësishme të kafesë turke është shkuma që formon në krye. E për këtë do të përkujdeset më së miri xhezvja elektrike Joy. Sapo kafja të filloj të vloj largojeni nga bazamenti i xhezves dhe me mundësinë që ka për rrotullim prej 360 shkallësh ju do të mund ta derdhni lehtë në filxhanin tuaj.

Shërbejeni kafenë menjëherë, ndërsa është ende e nxehtë dhe e freskët. Kafja turke gjithmonë shijon më shumë me llokume.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com