November 25, 2024

Sulmoi ministrin grek të mbrojtjes, arrestohet pas 5 vjetësh i riu shqiptar në Greqi

Është zbardhur pas 5 vjetësh sulmi ndaj ministrit të sotëm të mbrojtjes në Greqi, Panos Kamenos. Në vitin 2013, gjatë një marshimi në kujtim të viktimës së Agimit të Artë, Pavlos Fisas, është shtetasi shqiptar ai që qëlloi politikanin grek dhe u largua me shpejtësi. Shqiptari është vënë në arrest nga policia greke.

Ngjarja ndodhi me 18 shtator 2013 në Keracini, ndërsa sot shqiptari është 23 vjeç. Një grup personash sulmuan eskortën e ministrit Kamenos.

23-vjeçari shqiptar ishte pjesë e grupit të personave që sulmuan ministrin Kamenos. Shqiptari e goditi me grushta Kamenos dhe i dëmtoi dhe makinën me armë të ftohta. Kamenos pësoi lëndime të vogla.

Facebook Comments

MineralHygienics.com