December 24, 2024

Harxhi: Para 70 vjetësh na morën pronën, sot bijtë e tyre

Ish-zv.ministrja e jashtme Edith Harxhi ka reaguar ndaj skandalit të audio-përgjimit ku shantazhohej anëtari shqiptar I Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Harxhi shkruan në rrjetet sociale se “para 70 vjetësh, baballarët e tyre u morën forcërisht pronat gjyshërve tanë, ndërsa sot fëmijët e tyre po na marrin edhe të drejtën për të kërkuar drejtësinë sipas ligjeve ndërkombëtare”.

“Të ringrihemi për të ruajtur dinjitetin tonë”, shkruan ndër të tjera Harxhi.

Ja postimi i saj i plotë

“Para 70 vjetesh baballaret e tyre ju morren forcerisht pronat, tokat e pasurine gjysherve tane, sot femijet e tyre po na marrin edhe te drejten per te kerkuar drejtesine sipas ligjit nderkombetar. Shqiperia drejtohet nga femijet e Byrose qe pronen nuk e njohin

Pronen nuk e njohin si te drejte themelore por e krijojne ate me mjete te paligjshme dhe kriminalitet. E per kete ne emer te gjysherve dhe prinderve tane duhet te ngrihemi per te ruajtuar dinjitetin tone te neperkembur dhe ta mbrojme ate nga keto hijena qe u rikthyen si ne 1945.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com