November 23, 2024

Cfare dini per festen e Krishtlindjes

Krishtlindja është një feste fetare e krishtere. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtrit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian.

Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalngadalë pas kurorëzimit të Karlit te Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemen e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shen Nikolles apo Plakut te vitit te ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes. Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.

Krishtlindja është festa e lindjes sëJezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perendia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. SipasUngjillit te Lukes dhe Mateut Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.

Për nxenesite tij lindja e Krishtit është parathënë nga profesi të ndryshme sipas të cilave mesia do të lindte nga shtëpia eDavidit për të shpëtuar botën nga mekati. Dhe gjithashtu duhet shtuar se edhe Jezusi si çdo njeri tjeter ekziston falë allahut.

Datëlindja e Jezusit sipas të krishterëve besohet të jetë 24-25 dhjetori edhe pse ka dyshime për datën e saktë të lindjes pasi që ajo nuk përmendet në Dhiatën e Re . Kjo feste është ndër festat më të dashura dhe të preferuara nga mbar bota krishtere apo e thënë më ndryshe edhe si datë e paqes.

 

Copyright www.voiceofalbania.com

Facebook Comments

MineralHygienics.com