Vettingu ka çuar drejt kolapsit Gjykatën Kushtetuese e cila tashmë ka mbetur me vetëm dy gjyqtarë. Disa prej gjyqtarëve u kishte mbaruar mandati më herët duke sjellë një situatë të paprecedentë.
Në pritje të procesit në KPA për gjyqtarët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kuvendi është vënë në lëvizje duke shpallur vakancat për vendet e tjera bosh.
Në 25 Korrik, Kuvendi hapi procedurën për dorëzimin e kandidaturave për një vend vakant në këtë gjykatë. Vakanca u shpall për vendin e “të djegurit” nga Vettingu Fatos Lulo. Vendimi i KPK ndaj tij u la në fuqi edhe nga KPA.
Kësaj thirrjeje i janë përjgigjur shtatë kandidatë.
Mes emrave, bie në sy ai i ish-Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Po ashtu, kandidon për në Kushtetuese edhe ish-nënkryetari i KLD Ilir Panda.