November 25, 2024

Japonia bashkëpunon me Airbus, Uber dhe 19 kompani tjera në planet për taksi flutures

Japonia dëshiron të sjellë taksitë fluturues në tregun komercial gjatë dekadës së ardhshme dhe po krijon një grup të udhëhequr nga qeveria për ta bërë këtë, njofton Bloomberg.

Ministria e tregtisë së vendit tha sot se grupi do të sjellë së paku 21 biznese, duke përfshirë Uber, Boeing, Airbus, Japan Airlines dhe Cartivator të mbështetur nga Toyota, të cilët do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar planet për zhvillimet e ardhshme.

Nga ana e saj, qeveria do të punojë në mënyra për të rregulluar këto lloj automjetesh. “Qeveria japoneze do të sigurojë mbështetje të përshtatshme për të ndihmuar në realizimin e konceptit të makinave fluturuese, të tilla si krijimi i rregullave të pranueshme”, thuhet nga ministria.

Një numër i kompanive tashmë janë duke punuar në versione të ndryshme të taksive fluturuese. Rolls-Royce zbuloi konceptin e tyre të pajisjes së ngritjes elektrike vertikale (Electric Vertical Take Off) në muajin e kaluar dhe Vahana e Airbus bëri fluturimin e parë në janar.

Volocopter, mbështetur nga Daimler, ka testuar automjetin e tyre flutures në Dubai, ndërsa Passenger Drone dhe EHang kanë qenë të zënë me fluturimet me pasagjerë.

Porsche ka deklaruar poashtu se dëshiron të marrë pjesë në lojë. Ndërkohë Uber ka pesë kompani hapësinore që bashkëpunojnë me të në projektin e tyre të fluturimit të taksive, ndërsa Terrafugia, në pronësi të kompanisë mëmë Volvo Geely, thotë se ka në plan të ketë Transition gati për shitje vitin e ardhshëm.

Kompania Kitty Hawk e Larry Page gjithashtu zbuloi taksin ajror të saj Cora, më parë gjatë këtij viti.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com