Duket se është gjetur tashmë marrëveshja e bujshme midis Milanit dhe Lazios.
Këtë e bën me dije gazeta “Il Solo 24 Ore”, e cila shkruan se sot lojtari serb do të mbërrijë në Milano për të kryer testet mjekësore në klinikën “La Madonina”.
Marrëveshja është arritur për një vit huazim me të drejtë blerje. Milani do të japë 40 milionë euro për këtë vit huazimi dhe më pas pjesën tjetër për të siguruar shërbimet e lojtarit.
Gjithnjë sipas “Il Solo 24 Ore”, sot lojtari do të firmosë për kuqezinjtë para afatit të mbarimit të merkatos në orën 19:00.