November 25, 2024

Viktimat e urës në Xhenova, jo funeralit shtetëror

Sot zhvillohet funerali i parë privat për disa nga viktimat që humbën jetën nga rrëzimi i urës Morandi në Xhenova.

Shumë familje në fakt, kanë kundërshtuar funeralin shtetëror që do të mbahet të shtunën në praninë e Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella.

Janë 17, nga 38 të vdekur, ata që kanë zgjedhur ritet private të varrimit. 7 të tjerë nuk kanë vendosur akoma.

“Ne nuk duam një ceremoni farsë”,  ka thënë babai i një prej 4 viktimave të Torre del Greco.

“Djali im nuk do të bëhet një numër në listën e vdekjeve të shkaktuara nga dështimet italiane, unë do të sigurohem se ka drejtësi për të dhe për të tjerët: nuk duhet të harrojmë”.

Në postimin e tij në fb, Roberto, babai i Giovanni Battiloro, shkruan.

“Ne nuk duam një funeral farsë, por një ceremoni në shtëpi, në kishën tonë në Torre del Greco. Është një dhimbje private dhe nuk ka nevojë për pasarela . Nga sot fillon lufta jonë për drejtësi, për të vërtetën. Nuk duhet të ndodhë më!”

Siç është raportuar nga La Stampa, kryebashkiaku i Torre del Greco, pas mbërritjes në Xhenova për të ndjekur transportimin e trupave, shpjegoi: “Nuk është një funeral shtetëror, por ne duhet të ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave”.

Në vend të katër arkivoleve të djemve nga Campania, do të jenë fotografitë e tyre. Kundër varrimit shtetëror ishin edhe familje të tjera të prekura nga zia.

“Nuk më pëlqejnë gjërat publike,” tha Anna Timossi, nëna e 34-vjeçares Elisa Bozzo. Funerali i saj do të mbahet të shtunën në orën 11.00, në kishën e Sarissolës.

Xhenova është duke u përgatitur që të organizojë funeralin shtetëror në një situatë dramatike. Të enjten ishte një mbledhje e Prefekturës për të koordinuar ardhjen e Presidentit të Republikës Sergio Mattarella dhe zyrtarëve të tjerë shtetit.

Ndërkokaq kërkimet nga grupet e shpëtimit vijojnë për 10-20 persona të tjerë që figurojnë ende të zhdukur nën rrënojat e urës

Facebook Comments

MineralHygienics.com