Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e e djeshme në Vlorë, ku ka ndodhur një shpërthim tritoli.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Isa Boletini’ rreth orës 16:30.
Sipas Tvklan një sasi eksplozivi ka shpërthyer në parukerinë e qytetares me iniciale S.Hoxhaj.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Hetimet e deritanishme të policisë nuk kanë zbuluar asgjë.
Nuk ka ende të dhëna rreth identitetit të mundshëm të autorit.
Grupi hetimor është duke vazhduar punën për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.