November 24, 2024

Vuçiç flet hapur/ Për Perëndimin dhe Merkel, Kosova çështje e mbyllur

Presidenti serb, Aleksandar Vuçic cka folur edhe një herë për Kosovën pas një vizite që ndërmori mesditën e sotme në Institutin Ushtarako-Teknik në Zharkovo.

“Për perëndimin si dhe për kancelaren gjermane Angela Merkel, Kosova është cështje e mbyllur-shtet i pavarur prej dhjetë viteve dhe këtë e kanë përsëritur në këto dhjetë vite. Nëse është mëkat që unë po luftoj për më të mirën e vendit tim, unë sërish do luftoj”.

Ndërsa më presidentin Hashim Thaçi, Vuçiç garantoi se do të takohet me të në fillim të shtatorit dhe kjo do të shërbejë sipas tij, për gjetjen e mundësive për të dalë nga situata e nderë që ekziston dhe kjo ndërmerret me garancinë e Brukselit sipas tij.

Sipas Vuçiç, ai së bashku me Thaçin mund të të jenë pjesëmarrës në samitin europian që do të mbahet në Alpbah që është fiksuar në datat 25 dhe 26 gusht por deri tani ende nuk është e konfirmuar.

“Unë për vete ende nuk e kam vendosur nëse do të shkoj apo jo në Alpbah”-është shprehur Vuçiç duke shtuar se do të jetë shumë interesante të shikohet sesi do të dilet nga situata e vështirë që mbizotëron mes dy palëve.

https://www.kurir.rs/vesti/politika/3102705/vucic-u-septembru-ima-sastanak-sa-tacijem-u-briselu-mozda-se-vide-pre-toga-i-u-austriji

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com