November 25, 2024

Pas tragjedisë në Genova, Italia goditet edhe nga tërmeti

Pas shembjes së urës, Italia është goditur gjatë natës edhe nga një tërmet i fuqishëm.

Siç bëhet e ditur tërmeti ka rënë rreth orës 01:00 të mesnatës dhe ka pasur një magnitutë prej 4.7 ballësh.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Molise, Campobasso.

Lëkundjet kanë qenë në një thellësi prej 19 kilometrash.

Në epiqendër dhe zonat përreth ka pasur panik mes banorëve të cilët kanë dalë dhe e kanë kaluar natën në rrugë.

Lëkundjet janë ndjerë deri në detin Adriatik.

Nuk ka njoftime për dëme.

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com